19:33 / E Enjte, 15 Gusht 2019 / indeksADMonline

Roma arrinë marrëveshjen me mbrojtësin e Liverpoolit

Roma raportohet se ka rënë dakord me kushtet personale të ofruara për mbrojtësin e Liverpoolit, Dejan Lovren.

Sky Italia tani pretendon se Italianët kanë rënë dakord me kushtet personale me Lovren dhe janë të gatshëm ta transferojnë lojtarin me një marrëveshje fillestare në formë huazimi me mundësi blerje, transmeton Indeksonline.

Mbrojtësi nuk u përfshi në skuadrën e Liverpoolit për Superkupën e UEFA-së, pasi Reds triumfuan kundër Chelsea në penallti.

Ai gjithashtu u paraqit në ndeshjen e tyre të Premier Ligës kundër Norwich të Premten e kaluar./Indeksonline/.