12:35 / E Martë, 26 Qershor 2018 / indeksADMonline

Roma e zyrtarizon mbrojtësin e Interit

Skuadra e Romës ka zyrtarizuar futbollistin e Interit, Davide Santon.

Mbrojtësi, Santon ka nënshkruar kontratë katër vjeçare, ku do të qëndroj te Roma deri në vitin 2022.

Santon ishte në marrëveshjen e Interit për ta siguruar shërbimin e Nainggolan, i cili sot firmosi kontratë deri në vitin 2022.

Mbrojtësi anësor 27-vjeçar me Interin është paraqitur afro 100 herë. Ai më parë ka luajtur edhe për klube si Cesena dhe Neëcastle United.

Përvec Santon, Roma pritet ta zyrtarizoj edhe futbollistin Javier Pastore./IndeksOnline/