14:13 / E Diele, 09 Janar 2022 / MSH

Roma me mungesa kundër Juventusit, edhe një lojtar infektohet me Covid-19

Një tjetër lojtar i skuadrës së Romës është infektuar me Covid-19, emri i të cilit nuk është bërë i ditur.

Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi në Twitter, ku tregohet se lojtari ka rezultuar pozitiv dhe Roma ka njoftuar se ai nuk do të jetë prezent në ndeshjen e sotme kundër Juventusit, teksa është izoluar menjëherë.

“Roma njofton se pas kryerjes së tamponëve molekularë, një futbollist, që ka bërë ciklin e vaksinave, ka rezultuar pozitiv me covid 19. Janë informuar autoritetet shëndetësore dhe lojtari, që gëzon gjendje të mirë ka filluar izolimin”, shkruhet në njoftimin e klubit verdhekuq.