14:32 / E Shtunë, 31 Mars 2018 / indeksADMonline

Roma mezi e nxjerrë 1 pikë, vendi i tretë mund t’i ikë (Video)

Roma nuk ka arritur më shumë se 1 pikë në udhëtim te Bologna. Skuadra nga kryeqyteti italian u gjend në disavantazh pas 18 minutash me golin e Pulgar.

U deshtën 76 minuta lojë për të shënuar Roma golin e barazimit me anë të Dzekos.

Roma tani ka 59 pikë, katër më shumë se Interi që është në pozitën e katërt.

Por, nëse Interi fiton dy lojërat që i ka më pak të zhvilluara atëherë Romën do ta vendosë në pozitën e katërt./Indeksonline/

Temat: