16:55 / E Shtunë, 29 Shtator 2018 / indeksADMonline

Roma “sundohet” nga verdh e kuqtë

Derbi lokal i kryeqytetit italian i ka takuar Romës.

Skuadra e drejtuar nga Di Francesco ka mposhtur atë të Inzaghit me rezultat 3-1.

Pellegrini kaloi Romën në epërsi në minutën e fundit të pjesës së parë të ndeshjes, shkruan indeksonline.

Immobile shënoi golin e barazimit për Lazion në minutën e 67-të të ndeshjes.

Golin e dytë për Romën e shënoi Kolarov në minutën e 71-të.

Rezultatin e vulosi Fazio katër minuta para fundit të ndeshjes.

Me këtë fitore, Roma është në pozitën e pestë me 11 pikë një më pak se Lazio që është ne pozitën e katërt. /IndeksOnline/