20:42 / E Enjte, 08 Qershor 2023 / Gj. Sh

Romano: Marrëveshja Xhaka–Leverkusen është ende e vlefshme

Granit Xhaka sezonin e ardhshëm do të luaj në kampionatin gjerman.

Futbollisti me prejardhje nga Kosova, do të largohet nga Arsenali pas shtatë sezoneve, shkruan IndeksOnline.

Eksperti i merkatos, Fabrizio Romano, një muaj më parë ka bërë të ditur se Xhaka ka arritur marrëveshje me skuadrën gjermane Bayern Leverkusen.

Por disa ditë më vonë, për shërbimet e 30-vjeçarit në garë është future edhe skuadra e Bayern Munchen.

Por sipas Romanos, pavarësisht kësaj marrëveshja mes Granit Xhakës dhe Bayer Leverkusenit është ende e vlefshme.

Arsenali do të japë dritën jeshile vetëm pasi të nënshkruajë mesfushorin e ri, ku prioritet është Declan Rice.

Transferimi i Xhakës, Bayern Leverkusenit do ti kushtoj 15 milionë euro./IndeksOnline/