11:50 / E Premte, 02 Mars 2018 / indeksADMonline

Romela Begaj bën be në “Kuran” se nuk ka përdorur substanca të ndaluara (Foto)

Edhe prova B për Romela Begaj rezultoi pozitive për përdorimin e dopingut.

Sot ne konference për shtyp ajo ka deklaruar se është e pa fajshme madje ajo është betuar për këtë para Flamurit dhe Kuranit.

“Besoj ne Islam dhe Allah prandaj kam marr Kuranin në tavolinë. Betohem para Kuranit dhe Flamurit tim që unë nuk kam prekur kurrë atë lloj substance”.

“Jemi vend i botes së tretë dhe nuk na përkrah askush. Me dënojnë vetëm se jam shqiptare”.

“Betohem për mamanë time dhe motrën qe medaljet i kam marr me gjak pa ndihmën e askujt”.

“Jam kampione por këtu nuk ka shtet”.

“Unë Romela Begaj nuk kam mundësi financiare për ta vazhduar këtë beteje ne gjyq”. /IndeksOnline/