23:52 / E Mërkurë, 02 Dhjetor 2020 / A. A

Ronaldo: 750 gola, 750 momente të lumtura, 750 gëzime për tifozët

Cristiano Ronaldo sonte ndihmoi Juventusin në fitoren 3-0 ndaj Dinamo Kyiv në Ligën e Kampionëve, duke shënuar një gol.

Ky ishte goli i 750-të në karrierë për portugezin.

Pas kësaj arritjeje të jashtëzakonshme ka reaguar Ronaldo në rrjetet sociale duke shkruar:

“750 gola, 750 momente të lumtura, 750 gëzimë në fytyrat e tifozëve tanë. Falëndëroj të gjithë lojtarët e trajnerët që më kanë ndihmuar për të arritur këtë shifër të mahnitshme. Falënderoj të gjithë bashkëpunëtorët lojal që më mundësojnë të punojë fort çdo ditë”.

/Indeksonline/