23:19 / E Hënë, 25 Maj 2020 / indeksADMonline

Ronaldo dhuron spektakël në stërvitje

Cristiano Ronaldo ka shënuar emrin e tij me shkronja të arta në historinë e futbollit. Portugezi ka bërë mjaft mirë, ndërsa suksesi i tij madhor vjen nga një punë e madhe stërvitore.

Sulmuesi ka bërë shumë mirë deri më tani dhe te Juventusi, pavarësisht moshës 35-vjeçare. Portugezi ka dhuruar show në stërvitjen e kampionëve të Italisë, pasi ka arritur të bëjë një kosh me këmbë.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë goditi një top me këmbë dhe arriti të fuste topin në një kosh basketbolli. Serie A pritet të rinisë shumë shpejt, ndërsa Ronaldo e nisi në mënyrë fantastike vitin 2020.