16:38 / E Enjte, 13 Shtator 2018 / indeksADMonline

Ronaldo do të investojë 53.4 milionë funte në projektin e tij të fundit

Cristiano Ronaldo pritet që ta hapë një hotel të ri nën brendin e tij, ”CR7” në kryeqytetin francez, Paris.

Sulmuesi i Juventusit – ende pa gol për ”Zonjën e Vjetër” – ka zbuluar se do ta hapë një hotel me katër yje.

Do të jetë hoteli i gjashtë që 33-vjeçari do ta hapë, teksa ky i fundit do të jetë më modern, dhe do t’i posedojë rreth 210 dhoma.

Gjysmën e investimit do ta kryejë Cristiano, ish-anëtari i Real Madridit, ndërsa gjysmën tjetër do ta kryejë brendi i tij, Pestana, transmeton IndeksOnline.

Hoteli në fjalë do të kushtojë 53.4 milionë funte, dhe do të ndërtohet në ”Gauche River” në Paris.

Pestana ka konfirmuar se hoteli do të përfundojë në vitin 2021, dhe aktualisht është në fazën preliminare të licensimit.

Duke folur për këtë projekt, Ronaldo tha: ”Është një projekt perfekt për Pestana CR7 dhe do të implementohet në Paris”./IndeksOnline/