23:29 / E Mërkurë, 04 Korrik 2018 / indeksADMonline

Ronaldo ka kryer vizitat mjekësore te Juventusi

Cristiano Ronaldo dhe transferimi i tij i mundshëm në Juventus ka qenë temë në mbarë botën e futbollit.

Shumë pretendime se ai tashmë ka arritur marrëveshje, ku thuhet se portugezi po kërkon edhe shtëpi në Torino.

Megjithatë, një shkëndijë tjetër vjen që e afron atë edhe më shumë me Zonjën e Vjetër.

Sipas ish-drejtorit të Juves, Luciano Moggi, Cristiano tashmë ka kryer vizitat mjekësore te kampionët e Italisë.

“Për mendimin tim, ai tashmë ka nënshkruar për Juventusin dhe testet i ka kryer në Munich”, u shpreh Moggi në Twitter. /IndeksOnline/