09:48 / E Diele, 21 Janar 2018 / indeksADMonline

Ronaldo largohet në verë!

Cristiano Ronaldo mund të largohet nga Reali i Madridit gjatë verës.

Mediat e huaja thonë se ylli portugez është afër marrëveshjes me drejtuesit e Paris Saint Germain.

32-vjeçari nuk po kalon në formë të mirë me kampionët europian, prandaj gjasat për ta lënë klubin janë rritur dukshëm.

Ronaldo poashtu supozohet se mund të rikthehet edhe në “Teatrin e ëndrrave”, te klubi ku bëri emër Manchester United./IndeksOnline/