15:55 / E Enjte, 07 Qershor 2018 / indeksADMonline

Ronaldo mbushet me “bateri” para nisjes për Rusi (Video)

Përveç që është një futbollist i shkëlqyer, Cristiano Ronaldo është një njeri shumë human.

Ylli i Real Madrid është grumbulluar me Portugalinë para Kupës së Botës që zhvillohet në Rusi, shkruan indeksonline.

Ai para se të niset në Rusi ka bërë një gjest që ka marrë vëmendjen në mediat anembanë botës.

Fituesi i Topit të Artë vizitoi një spital në vendin ku trajnohen fëmijët me nevoja të veçanta.

Ai ndau dhurata për ta duke iu shprehur shumë dashuri gjatë qëndrimit aty. /IndeksOnline/