16:13 / E Enjte, 08 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Portugalia publikon listën e të ftuarve, vendim i papritur për CR7

Pavarsisht se raportohej se ai do të ftohej, Cristiano Ronaldo është lënë jashtë listës së Portugalisë për ndeshjen me Italinë në Ligën e Kombeve.

”Azzurrët” duhet ta mposhtin skuadrën e Fernando Santos që të vazhdojnë të shpresojnë për të avansuar tutje.

Dhe ishte raportuar se ylli i Juventusit do të rikthehej për këtë ndeshje të rëndësishme, transmeton IndeksOnline.

Santos e ka publikuar listën e të ftuarve këtë mesditë, pra Ronaldo nuk është ftuar.

Bashkëlojtari i tij te Juventusi, Joao Cancelo është ftuar, ashtu si edhe Mario Rui i Napolit dhe Joao Mario i Interit.

Skuadra e Portugalisë për ndeshjet me Italinë dhe Poloninë:

Portierët: Rui Patricio, Beto, Claudio Ramos

Mbrojtësit: Cedric Soares, Joao Cancelo, Jose Fonte, Luis Neto, Pepe, Ruben Dias, Mario Rui, Raphael Guerreiro

Mesfushorët: André Gomes, Bruno Fernandes, Danilo Pereira, Joao Mario, Pizzi, Renato Sanches, Ruben Neves, William Carvalho

Sulmuesit: Bernardo Silva, Bruma, Gonçalo Guedes, Rafa, André Silva, Eder./IndeksOnline/