19:07 / E Enjte, 20 Tetor 2022 / Gj. Sh

Ronaldo mund të përjashtohet komplet nga skuadra e Manchester United

Cristiano Ronaldo mund të përjashtohet komplet nga skuadra e Manchester United.

Portugezi u largua para kohe në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Tottenhamit, duke u larguar drejt dhomave të zhveshjeve, pa përfunduar takimi, shkruan IndeksOnline.

Ai ishte i pakënaqur me vendimin e trajnerit Erik Ten Hag, i cili nuk e inkuadroi në fushë.

Trajneri holandez pas ndeshjes tha shkurt se me këtë çeshtje do të merret ditën e nesërme.

The Atlantik raporton se Ronaldo mund të përjashtohet komplet nga skuadra.

Sipas gazetës, klubi ka konfirmuar se portugezi nuk është i ftuar për ndeshjen kundër Chelseas./IndeksOnline/