13:36 / E Shtunë, 23 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Ronaldo në dyshim për Bolonjën, Allegri “selam” Atleticos

Trajneri i Juventusit tashmë po mendon për sfidën e kthimit kundër Colchoneros. Për këtë sfidë, Allegri pritet që ta pushojë edhe Ronaldon për ndeshjen e nesërme ndaj Bolonjës.

Allegri ka thënë se ka 20 ditë për ta përgatitur ndeshjen me Atleticon dhe se janë të bindur në “Remontada”.

“Ne kemi 20 ditë për t’u përgatitur para kthimit me Atletico Madrid. Do të jetë një natë e madhe për futbollin. Nuk po bëjmë shumë llogaritje, vetëm kemi bindjen se ne mund ta bëjmë rikthimin. Para asaj ndeshje kemi tri sfida në Serie A. Çështja e titullit nuk është kryer, andaj na duhet koncentrim për Scudetto. Pjanic nuk do të luaj nesër, ndërsa Ronaldo është në dyshim. Na duhet ta vlerësojmë gjendjen para ndeshjes” ka thënë Allegri./Indeksonline/