21:06 / E Hënë, 26 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Ronaldo: Nuk më mjaftojnë pesë, dua edhe tre!

Cristiano Ronaldo nuk di të ndalet dhe nuk ka limite pasi është rikthyer në formë ndeshjet e fundit bashkë me rikthimin e Realit në nivelet e duara. Së fundmi portugezi është parë edhe njëherë si lider tek skuadra e Zidanes madje në ndeshjen e fundit edhe kapiten.

Në karrierën e tij Ronaldo numëron pesë Topa të Artë aq sa ka edhe argjentinasi Lionel Messi. Po ashtu 4 tituj të Ligës së Kampioneve dhe Kupës së Botës për Klube por nuk mungojnë as titujt kampion në Angli dhe Spanjë.

Por duket se CR7 nuk ka ndërmend të ndalet këtu. “Dua të fitoj edhe tre Topa të Artë të tjerë – shprehet portugezi.

’Nuk e kisha ëndërruar kurrë se mund të fitoja 5 herë Topin e Artë dhe nëse ndalesha këtu do të isha i kënaqur. Por unë dua të fitoj sërish edhe një tjetër, dy apo edhe tre dhe kështu do isha i kënaqur me jetën time’’.

Por ai ndalet të flas edhe për botërorin dhe Portugalinë e tij, Kampione Europe 2016.

‘’E di nuk jemi ne favoritët e mëdhenj për të fituar turneun. Aty ka skuadra me emër të madh si: Brazili, Gjermania, Spanja apo Argjentina. Për ne objektivi më i madh është të kalojmë fazën e grupe më pas në futboll gjithçka është e mundur’’./IndeksOnline/