Ronaldo – Perez: Është një luftë!
Shtypi portugez u zgjua të premtën me të njejtin informacion nga një vit më parë: “Ronaldo largohet nga Madridi” . Kështu ishin ballinat e ‘Record’ dhe ‘Correio da Manha’ , ndërsa ‘A Bolja’ poashtu kishte të njejtën titull 12 muaj më parë.
Një vit në të cilin marrëdhëniet midis Perez dhe yllit portugez duket që janë shumë keq. Presidenti që refuzon të paguaj atë që ai kërkon dhe lojtari i cili ndihet i ofenduar pasiqë nuk i plotësohen kërkesat.
Sidoqoftë, ata së bashku janë një magnet biznesi. Florentino e vendos markën e Real Madridit në shërbimin e tij dhe e rrethon Ronaldon me yjet të cilët ndikojnë që ai të ketë sa më shumë gola të jetë e mundur. Ndërkohë ai, Cristiano, vepron me makinerinë e tij mediatike duke përfituar miliona nga marka e tij CR7 që ai e ka në përqindje me klubin.
Por, kur vjen puna më tej, ata duket që nuk pajtohen. Ka shumë shembuj gjatë 9 viteve që kanë qenë së bashku. Një martesë që nisi e shtrëmbëruar duke qenë se Ronaldo ishte një transferim i Ramon Calderon. Florentino Perez e gjeti të mbyllur kur arriti. Një galaktik i nënshkruar nga rivali dhe kundërshtari i tij.
Dy personalitete të forta me ide të qarta dhe objektiva fikse. Presidenti dëshiron të jetë tjetër Don Santiago Bernabéu, ndërsa futbollisti një tjetër Alfredo di Stéfano. Problemi është se luftërat e tyre nuk ndalojnë spërkatjen e klubit për shkak të parave, për të cilat ata kanë adhurim të vërtetë.
Takimi i fundit nuk e ndryshon as Real Madridin. Klubi është mësuar me këso lloj gjërash. Jorge Mendes, agjenti i Ronaldos, pretendon një rritje page. Ai kërkon të fitojë dyfishin duke argumentuar se ishte një premtim i presidentit pasi fitoi Championsin e 12-të në Cardiff. Klubi përgjigjet që do t’ia rrisë, por jo 16 milionë sa është kërkuar, nga 21 në 37. Kjo përgjigje nuk iu ka pëlqyer aspak atyre dhe tani mediat portugeze janë të bindur për një largim të CR7.
Kësaj radhe gjërat duken drejt fundit Një vit më parë Mourinho kishte deklaruar “Cristiano është në burg në Madrid”, trajner ky i cili do ta mirëpresë atë me duar të hapura në Manchester, ku CR7 do të donte të kthehej; sepse Italia dhe Franca, siç thonë ata, nuk e meritojnë atë, përveç nëse paguajnë për “makaronat” që kërkojnë e që Reali duket që nuk e ka ndërmend ta bëj një gjë të tillë. /IndeksOnline/