09:09 / E Martë, 05 Qershor 2018 / indeksADMonline

Ronaldo s’e kupton pse Reali dëshiron ta transferoj Neymarin

Ronaldo është njëri nga lojtarët e skuadrës aktuale që duket me dyshim dhe mosbesim për përpjekjet ekonomike që klubi madrilen ka dëshirën të nënshkruaj me yllin brazilian.

Në fakt, disa ditë para finales së Kievit, portugezi ishte shumë transparent kur në një intervistë për El Chiringuito, u pyet se si do ishe transferimi i Neymar dhe ndarja e sulmit me të në sezonin e ardhshëm. Ronaldo mbajti një hesthje kuptimplotë dhe më pas me një përgjigje të ftohtë, tha: “Cdo shtator do të vijnë 50 lojtarë dhe në fund nuk vjen asnjë. është vërtetuar se ata që luajnë në finale janë gjithmonë të njejtit”.

Në një pjesë të intervistës ai shtoi: “Më të mirët janë tashmë në Real Madrid: Bale, Karim, Asensio, Lucas Vazques…” . /IndeksOnline/