23:20 / E Mërkurë, 11 Prill 2018 / indeksADMonline

Ronaldo tifozëve të Juves: Çka keni që po protestoni, mos të ishte penall, e shënoja gol!

Cristiano Ronaldo e ka komentuar situatën e dyshimtë në fundin e ndeshjes Real Madrid-Juventus.

Ylli portugez ka thënë se tifozët e Juves nuk kanë arsye për protestë.

“Luftuam deri në fund dhe fituam. Buffon e kishte natën e tij, përndryshe do të shënonim më shumë gola. Nuk po e kuptoj pse po protestojnë tifozët e Juves. Nëse nuk do të ishte penall, unë do e shënoja gol. Kjo ndeshje le të jetë mësim për ne se duhet të jemi më syçelë” ka thënë Ronaldo./Indeksonline/