22:35 / E Premte, 15 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Ronaldo tregon se a është i lumtur te Real Madridi

Futbollisti portugez së fundmi ka fituar Topin e Artë për të pestën herë në karrierë.

Cristiano Ronaldo ka treguar që është shumë i lumtur dhe krenar me arritjet që ka pasur me Real Madridin, pasi theu edhe një rekord duke u bërë golashënuesi më i mirë në Kupën e Botës për Klube.

Portugezi ka realizuar golin e barazimit në fitoren 2:1 të Realit në gjysmëfinale ndaj Al Jaziras, duke kaluar Lionel Messin, Luis Suarez dhe Cesar Delgado.

“Fillimisht më duhet të them se jam shumë i lumtur. Më bën krenar, sidomos fakti që këto arritje i kam bërë me fanellën e një klubi si Real Madridi”, ka thënë ai.

“Fitova Topin e Artë dhe tani jam golashënuesi më i mirë në Kupën e Botës së Klubeve që mua më jep motiv për të punuar dhe sakrifikuar më shumë nga vetja”.

“Dua gjithashtu të falënderoj edhe bashkëlojtarët e mi sepse pa ta do ta kisha të pamundur të fitoja”, ka theksuar Ronaldo.

Reali në finale do të ndeshet me klubin brazilian Gremio.