13:43 / E Diele, 12 Gusht 2018 / indeksADMonline

Ronaldo zbulon arsyen e vërtetë të largimit nga Real Madridi drejt Juventusit

Cristiano Ronaldo ka zbuluar faktorin kryesor që bëri të largohej nga Real Madridi drejt Juventusit.

Ronaldo u largua nga Bernabeu pas nëntë vitesh këtë verë, duke iu bashkuar Juves për 88 milionë funte, transmeton IndeksOnline.

Pesë herë fituesi i ”Topit të Artë” e ndihmoi Real Madridin ta fitojë titullin e Champions Leagues tri herë radhazi, duke e mposhtur së fundmi Liverpoolin në finale.

Por, kjo ishte finalja e fundit e Ronaldos me fanellën e Madridin, ku 33-vjeçari vazhdoi tutje drejt Juventusit më pas.

Dhe kapiteni portugez ka zbuluar se brohoritjet që mori pas golit brilliant në prill ndaj Juventusit ishte krucial për t’u transferuar në Itali.

”Isha i surprizuar në fillim”, tha Ronaldo në një intervistë për JuventusTV.

”E kam ndjekur që moti Juventusin dhe e pëlqej si klub, por që nga ai moment, më ka pëlqyer edhe më shumë”.

”Nuk mund të them se ky ishte faktori i vetëm, por çdo detaj e ndihmoi këtë”./IndeksOnline/