12:41 / E Shtunë, 02 Qershor 2018 / indeksADMonline

Rooney merr rrugë për të nënshkruar me skuadrën e re, e pabesueshme ku po shkon

Wayne Rooney ka udhëtuar mbrëmë për në Washington për të mbyllur detajet me skuadrën e tij të re.

Sulmuesi i famshëm anglez është gati të nënshkruajë kontratë me skuadrën amerikane, DC United.

Rooney ka pranuar kontratë 2 vjeçare nga skuadra amerikane nga e cila do të përfitojë pagë prej 5 milionë dollarësh në sezon.

Ardhja e Rooneyt te DC United është një shpresë për ngritje të kësaj skuadre pasi që aktualisht zë vendin e fundit në tabelën e MLS./Indeksonline/