08:49 / E Hënë, 07 Maj 2018 / indeksADMonline

Roza Lati e pyet për lidhjen me Young Zerkën, por Ronela ia ‘mbyll’ gojën kështu!

Prej shumë kohësh lidhja e Ronela Hajatit me Young Zerkën ka qenë kryefjala e mediave, por dyshja ende nuk e ka konfirmuar. Ronela në shumë emisione ka theksuar se dëshiron të flitet vetëm për anën e saj profesionale dhe jo atë private, shkruan xing.al

Këngëtarja e hitit “Maje men” ishte e ftuar dje në “Why not” të Roza Latit e cila gjatë intervistës i tha Ronelës: “Po ti në Instagram pse nuk e nxjerr kurrë që ke një marrëdhënie prej 3 vitesh?”

“Sepse nuk e kam prej 3 vitesh. Në Instagram ti nxjerr një të vërtet ose gënjeshtër dhe shumë portale jo profesionale flasin kodra mbas bregut. Kështu që unë pse të jap material dikujt që të shkruajë ekstra, ai të shesë dhe unë mos fitoj. Unë fitoj nga muzika, shitja e këngëve të mia. Kur të jetë momenti që të tregoj, qoftë kur të kenë vajtur 3 ose 6 vite, do i them vetë gjërat. Unë as e kam mohuar, as e kam pohuar, por dua vëmendjen ta kem tek karriera”, u shpreh Ronela.

“Po mirë do e pranosh këtu në studion e Why not që je e lidhur me Young Zerkën?”, e pyeti Roza.

“Zerka është alamet kaçurrelsi, por unë po pres të bëj flokët permanent, t’i mbaj dhe unë rodhe që të na ngatërrohen kaçrrelat dhe mos shqitemi dot”, u përgjigj Ronela.