14:37 / E Enjte, 01 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Rrah bashkëshorten bashkë me djalin, arrestohet një person në Obiliq

Një grua ka denoncuar bashkëshortin e saj, duke pretenduar se ai e ka rrahur atë dhe djalin e tyre.

Pas intervistimit dhe hetimit, personi i dyshuar ka pranuar se posedon një armë zjarri.

Po ashtu, me vendimin verbal të gjyqtarit të procedurës paraprake është bastisur-kontrolluar shtëpia e të dyshuarit, ku gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar arma e zjarrit e llojit “Zastava”, me një karikator dhe shtatë fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Pas intervistimit me vendimin e prokurorit, i dyshuari dërgohet në qendrën e mbajtjes./Indeksonline/