75 Mall Live Search
14:29 / E Enjte, 01 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Rrahen mes vete nxënëset e shkollës së mesme në Obiliq, katër prej tyre arrestohen

Katër femra në moshë të mitur janë arrestuar ditën e djeshme, pasi që kishin sulmuar fizikisht viktimën femër po ashtu të mitur.

Ngjarja ka ndodhur në Obiliq kurse të dyshuarat dhe vet viktima janë nxënëse të shkollës së mesme.

Sipas raportit të policisë viktima ka pranuar tretman mjekësor, kurse të dyshuarit pas intervistimit janë liruar./Indeksonline/