21:08 / E Shtunë, 06 Tetor 2018 / indeksADMonline

Rrahja e Bylbyl Sokolit, flet Batatina

Vetëm pak minuta pas përfundimit të ndeshjës Prishtina – Llapi, trajneri Bylbyl Sokoli është rrahur nga tre persona para hyrjes së banesës së tij.

I kontaktuar nga IndeksOnline, drejtori i KF Llapit, Tahir Batatina ka thënë se nuk është në ngjarje për këtë ndodhi.

“Unë nuk kam informacione. Prej lojës dolëm, shëndosh e mirë kem. Masandej nuk di sen, sen të zotit nuk di. Dolëm si është më së miri” , këto ishin fjalët e Batatinës. /IndeksOnline/