13:42 / E Enjte, 10 Tetor 2019 / indeksADMonline

Përleshja midis 2 familjeve në Rahovec, kërkohet paraburgim ndaj 7 personave

Dy familje ditë më parë janë rrahur ndërmjet vete për një copë tokë, raporton IndeksOnline.

Nga ajo përleshje pati edhe të lënduar.

Prokuroria Themelore e Gjakovë, ka bërë kërkesë në Gjykatën Themelore në Gjakovë, për caktimin e masës së paraburgimit  kundër shtatë të pandehurve S.N., R.N., Sh. N., B.N., Xh. N., P.N., dhe S.N.,  për shkak se ata dyshohet se kanë  kryer  veprat penale: “ Dhunë në familje” nga neni 248 paragraf 2 të KPRK-së dhe “ Pjesëmarrje në rrahje”, nga neni 187 paragraf 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.

Rasti ka ndodhur në Komunën e Rahovecit, më 08 tetor 2019, ku të gjithë të pandehurit, familjarë, për shkak të çështjeve pronësore  ishin përfshirë në rrahje, duke përdorur mjete të forta,  shufra hekuri dhe druri, grushte e shqelma kanë goditur njëri-tjetrin, duke pësuar të gjithë lëndime trupore.

Po ashtu, lëndime trupore kanë pësuar edhe të dëmtuarit, të cilët nuk kanë qenë të përfshirë në rrahje V.N., R.N., V.N., dhe Xh. N.

Me këtë ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit  kanë përmbushur elementet e  veprave  penale të përshkruara më lartë.

Prokurori i rastit ndaj tyre, ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30- ditësh./IndeksOnline/