23:57 / E Enjte, 10 Maj 2018 / indeksADMonline

“Rrahje” e çuditshme mes Mark Noble dhe Paul Pogbas (Video)

Ndeshja mes West Hamit dhe Manchester Unitedit e parafundit për këtë sezon, u mbyll me rezultat të barabartë 0 me 0.

Edhe pse ishte ndeshje e mërzitshme për tifozët e futbollit anglez, një rast interesant mes Noble dhe Pogba-s, ndezi takimin, shkruan IndeksOnline.

Noble u përpoq të tregonte forcë ndaj “gjigantit” francez, por nuk i doli edhe aq e lehtë.

Për fat të mirë asnjë nga lojtarët nuk u ndëshkuan me karton të kuq.

Në fund, dy futbollistët u përqafuan sikur të mos kishte ndodhur asgjë gjatë ndeshjes./IndeksOnline/