11:51 / E Hënë, 22 Tetor 2018 / indeksADMonline

Rrahje mes dy grupeve në Kaçanik, disa të lënduar

Pas një mosmarrëveshje kishte shpërthyer rrahja në mes dy grupeve në Kaçanik, transmeton Indeksonline.

Policia ka njoftuar se rrahja ka ndodhur pas mesnatës ndërsa si pasojë e saj lëndime trupore kanë pësuar tre persona.

Dy prej të lënduarve janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe tjetri ka mbetur në emergjencën e Ferizajt.

Njësia policore ka arrestuar katër të dyshuar meshkuj ku me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Indeksonline/