17:50 / E Hënë, 09 Prill 2018 / indeksADMonline

Rrahje mes tri grave para Mc Donald`s, mbi 100 konsumatorë shikojnë ngjarjen (Video)

Tri gra janë përfshirë në një rrahje para Mc Donad`s në Irlandë, transmeton Indeksonline. Ngjarjen ishin ndalur për ta parë më shumë se 100 konsumatorë.

Një nga gratë nisi rrahjen, kur shkoi dhe e goditi në fytyrë gruan tjetër. Britmave dhe goditjeve të saja iu bashkua edhe një grua tjetër.

Një nga dëshmitarët e kësaj ngjarje ka thënë “Nuk jam e sigurt se si erdhi deri tek rrahja por më kujtohet kur një nga dy gratë thoshte `për fajin tënd djali im është në tokë` apo kështu diçka”, transmeton Indeksonline.

Videoja është shikuar më shumë se 237 mijë herë./Indeksonline/