19:47 / E Premte, 30 Mars 2018 / indeksADMonline

Rrahje në Fushë Kosovë, arrestohen dy persona [Foto]

Një rrahje masive ka ndodhur rreth orës 19:00 në Fushë Kosovë.

Rastin e ka konfirmuar për “Indeksonline”, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai ka treguar se pas kësaj rrahje janë arrestuar dy persona të cilët janë shoqëruar menjëherë për në stacion policor.

Më tej, ai thotë se arsyeja e kësaj rrahje qëndron se të dyshuarit kanë qenë të dehur./Indeksonline/