23:24 / E Enjte, 15 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Policia jep detaje për plagosjen e dy personave në Podujevë

Në fshatin Surkish të Podujevës janë plagur dy persona.

Lidhur me rastin në fjalë, detaje ka dhënë edhe Policia e Kosovës.

“Rreth orës 22:00, policia ka marrë informatën se në fshatin Surkish të Komunës së Podujevës ka ndodhur një plagosje me armë zjarri. Dy persona janë plagosur nga arma e zjarrit dhe të njejtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rastin në fjalë”, ka thënë në një prononcim për Indeksonline, Agron Borovci nga Policia e Kosovës.

Me rastin në fjalë po merret organet e hetuesisë.

Ndërkohë që burime të Indeksonline brenda QKUK-së bëjnë me dije se njëri nga të plagosurit është në gjendje të rëndë dhe se menjëherë i është dashur t’i nënshtrohet një operacioni, derisa për të plagosurin tjetër po bëhen disa ekzaminime mjekësore.

“Njëri prej pacientëve është në sallën e operacionit, kurse për të plagosurin tjetër janë duke u bërë ekzaminimet e nevojshme”, kanë thënë burimet brenda QKUK-së. /Indeksonline/

/Indeksonline/

 

Plagosje në Podujevë, një person në gjendje kritike