12:50 / E Hënë, 07 Maj 2018 / indeksADMonline

Rrahje te “Kafet e Vogla” në Prishtinë

Një rrahje mes dy personave ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në qendër të Prishtinës, në rrugën “Fehmi Agani”, më saktësisht te vendi i njohur “Kafet e Vogla”.

Viktima mashkull ka raportuar se pas një mosmarrëveshje të mëhershme, është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull K-Shqiptar, shkruan Indeksonline.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor./Indeksonline/