13:10 / E Martë, 28 Gusht 2018 / indeksADMonline

Rrahu njerkën, arrestohet i dyshuari në Malishevë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në fshatin Ngucat të Malishevës, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj njerkës.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht njerkën e tij, viktimën femër shtetase e Shqipërisë.  Viktima kishte pësuar lëndime trupore dhe i është ofruar tretman mjekësor”, thuhet në raport, transmeton Indeksonline.

Sipas policisë, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Indeksonline/