20:28 / E Mërkurë, 14 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Rrëfehet burrnesha shqiptare: E mora këtë vendim për të qenë e lirë si meshkujt!

Ajo është një nga burrneshat e rralla që ende jeton në Shqipëri.

Ishte vetëm 17 vjeç kur mori vendimin për t’u kthyer në mashkull, ani pse me trup e ndjenja femrash.

E ka emrin Diana Rakipi, por të gjithë e thërrasin si Lali. Ajo ndonëse jo për herë të parë, por vjen me rrëfimin e saj interesant në emisionin ‘Ftesë në 5’.
Burrnesha ndër të tjera rrëfen jetën e saj, vështirësitë që ka hasur në zgjedhjen që ajo ka bërë për të qenë ndryshe nga gratë e tjera, duke përfshirë edhe ndjenjat emocionale, shkruan Indeksonline.

“Në jetën time nuk kam vesh ndonjëherë fustan, më kujtohet vetëm një moment në një fotografi kur isha 2 vjeçare që kisha tuta dhe një fustan mbi. Atë që të jep natyra dhe është mrekullia më e rrallë, unë asnjëherë nuk e mohojë që jam femër. Por gjithmonë më ka pëlqyer të bëja punë burrash dhe nuk e ndjeja vetën si femër. Kam bërë të gjitha gjërat në jetë, deri më tani’, u shpreh Diana, përcjellë Indeksonline.

Burrnesha apo virgjëresha e përbetuar më tej thotë se në asnjëherë nuk është dashuruar në jetën e saj, ndërsa e vetmja dashuri që ndjen është ajo ndajë natyrës, pavarësisht se shoqëria e saj përbëhet nga meshkujt.

‘Shoqërohesha me djemtë, luaja futboll me ta. Ndërsa tani kam shoqërinë time, ku pi dhe rri me ta. Unë s’jam dashuruar asnjëherë, por nuk e kam ndjerë as mungesën për të pasur fëmijë’, tregoi ajo.

E pyetur se pse u bë burrneshë, ajo thotë se këtë e bëri vetëm për të pasur të drejtat e barabarta me meshkujt, sepse në kohën time ne shtypeshim.

“Çdo burrneshë ka historinë e saj. Unë u bëra burrnesha si revoltë për të qenë e lirë sepse e drejta jonë është mohuar atëherë”, tregoi ndër të tjera ajo./Indeksonline/