12:15 / E Premte, 19 Korrik 2019

Rrëfehet De Ligt – tregon për fjalët e CR7, idhullin e tij, telefonatën e Sarrit

Kishte shumë pritshmëri për fjalët e tij të para si futbollist i Juventusit dhe nuk ka zhgënjyer. Matthijs de Ligt tregoi për fjalët e Ronaldos, telefonatën me Sarrin dhe faktin që gjithmonë ka qenë një fans i Juves. Idhulli i tij është një mbrojtës italian, kampion bote.

– Konsiderohesh lojtar i jashtëzakonshëm, por je vetëm 19 vjeç…

– Tek Ajaxi kam luajtur në vazhdimësi, kam përvojë tashmë, por më duhet të mësoj ende nga të tjerët, sepse krahasuar me ta sapo e kam nisur.

– Përshtypjet e para?

– Është një hap i madh, i pari jashtë Holandës dhe duhet të përshtatem. Shpresoj ta shpërblej mbështetjen që kam marrë nga tifozët.

– Si shkoi përballja me Ronaldon në Nations League?

Në atë moment po kërkoja të kuptoja se çfarë duhet të bëja në verë. Por doja të prisja. Isha i sigurt, por që destinacioni do të ishte Juventusi. Ishte një kompliment i madh që një futbollist i madh si Ronaldo të më kërkonte të vija këtu. Jam shumë krenar. Gjithsesi, nuk është se bëri diferencën në vendimin tim.

– Ka patur peshë ndikimi i Sarrit?

Kam folur në telefon, për ta njohur. Edhe ai është motiv pse jam këtu. Kam dëgjuar të flitet shumë për stilin e lojës së tij. Ishte një motiv i fortë.

– Te kemi parë që kur ishe i vogël me fanellën e Juventusit. Përse?

– Isha 7 vjeç dhe nëse je mbrojtës, e di se cilin futbollist do të admirosh. Ka qenë epoka e Fabio Canavaros, kampion bote dhe fitues i “Topit të Artë”. Isha fans i tij. Kishe një ndjenjë pozitive për të gjithë Juventusin, kam qenë tifoz i bardhezinjve që i vogël.

– Tani, këtu duan të fitojnë Championsin…

Janë tre kompeticion, katër bashkë me Superkupën e Italisë. Të shohim ndeshje pas ndeshjeje, duam të fitojmë gjithçka. Ky është mentaliteti i Juves.

– Pse zgjodhët Juventusin dhe jo Barcelonën apo PSG-në?

Ka qenë një proces i gjatë, po shikoja rrotull. Italia është e famshme si vendi i mbrojtjes. Është një sfida e madhe, Juvja ishte më konkrete dhe tregoi se beson tek unë. Kjo ndjesi bëri diferencën në vendimin tim.

– Çfarë mund t’i ofrosh Juves dhe Serisë A?

– Në Holandë flitet shumë për ndërtimin e lojës edhe nga mbrojtja, ndërsa këtu flitet për mbulimin, të mbrosh në grup. Mendoj se mund të ndihmojmë reciprokisht.

– Çfarë mund të përmirësosh këtu, tek Juvja?

Jam i ri, ka shumë vend për përmirësim. Ka difererenca, por për mua ka rëndësi të punosh fort, ditë pas dite. Shpresoj të përmirësohem në çdo sektor.

– Si e përjeton ndryshimin e brezave që ke gjetur këtu?

-Tek Ajaxi ka shumë të rinj, këtu lojtarë më ekspertë dhe kjo është e rëndësishme për mua, sepse do të më ndihmojë të rritem.

– Cilët janë objektivat tuaj personalë?

– Dua të përmirësohem dhe të tregoj se çfarë jam i aftë të bëj, të shohim se si do të shkojë.

– Të rëndon çmimi që Juventusi ka paguar për ty?

Presioni në futboll është normal. Kur një klub të blen për një çmim të shtrenjtë, kjo tregon se ka shumë presion. Për të qenë një futbollist i madh duhet ta dish ta menaxhosh presionin. Unë do të mundohem të bëj pjesën time, të përmirësohem, për mua nuk është problem.

– Pse numrin 4 mbi fanellë?

Numri 4 është i veçantë, sepse që fëmijë e më pas në skuadrën e parë kam luajtur më këtë numër. Këtu ishte i lirë. Kam dëgjuar shumë histori rreth këtij numri dhe më duhet ta çoj përpara këtë trashëgimi. Do ta vesh me shumë krenari fanellën me numër 4 dhe shpresoj të jem në lartësinë e duhur.