07:44 / E Martë, 03 Prill 2018 / indeksADMonline

Rrëfehet vajza: S`e dua më të dashurin, bëj seks të hatashëm me partnerin e ri

Rrëfimi i vajzës:

Po ndjehem tmerrësisht keq, sepse po bëj seks prapa shpinës së të dashurit tim.

I dashuri im sillet tejet mirë me mua, por më josh shumë partneri që kam. Kur e shoh atë, shkrihem.

Kam 8 muaj me të dashurin tim dhe ai nuk flet për gjë tjetër, përveç dasmës dhe fëmijëve, transmeton Indeksonline. Kurse, unë ende nuk e kam shijuar taman jetën që të mendoj se si të rehatohem.

Kam ndjenja për të, por tani e kam kuptuar se nuk e dua aq sa kam menduar.

Me partnerin që po bëjmë seks, jemi njoftuar përmes një miku. Ai më tërhoqi menjëherë. Ka edhe një djalë.

E di që ai nuk bën për mua sepse kam dëgjuar se është shumë i keq me femrat, por që seksi me të është totalisht mahnitës, transmeton Indeksonline.

Përgjigja e psikologes:

Seksi me partnerin e ri mund të jetë i mirë, por kjo nuk do të thotë se kjo lidhje duhet të zgjasë – sidomos jo kur ai ka një fëmijë dhe ti mesa duket nuk je e gatshme për të luajtur rolin e prindit, transmeton Indeksonline.

Mos e tako më atë dhe zgjidhi problemet me të dashurin tënd.

Rri me të vetëm nëse mendon se mund t`i qëndrosh besnike. Çfarëdo që të ndodhë me këtë lidhje, mos vrapo tek partneri i seksit, sepse ai po tingëllon si një person i keq./Indeksonline/