15:16 / E Martë, 28 Nëntor 2023 / LB

Rrëfimi i Daut Haradinajt… rreth daljes së tij publike në Llaushë të Skenderajt!

Rrëfimi i Daut Haradinajt… rreth daljes së tij publike në Llaushë të Skenderajt!

Intervista me gjeneralin Daut Haradinaj në gjykatoren e Prishtinës…

… rreth daljes së tij publike në Llaushë të Skenderajt, i shoqëruar me Rexhep Selimin e Mujë Krasniqin, më 28 nëntor 1997

Intervista ekskluzive botohet në numrin festiv të gazetës “Epoka e re”, më 28 nëntor 2002.

Nga Agim Muhaxheri

Para 21 vjetësh, kur mbahej procesi gjyqësor në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, përfitoj nga rasti të bëj intervistën me të akuzuarin, gjeneralin Daut Haradinaj, në nëntor 2002, rreth daljes së tij publike në Llaushë të Skenderajt, i shoqëruar me Rexhep Selimin e Mujë Krasniqin – si pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, më 28 nëntor 1997, ditën e varrimit të mësuesit të vrarë Halit Gecit, emrin e të cilit e mban shkolla në Llaushë.

(Procesi i Haradinajt e të tjerëve nisi më 7 nëntor, përfundoi më 18 dhjetor 2002).

Intervista ekskluzive botohet në numrin festiv të gazetës “Epoka e re”, më 28 nëntor 2002.

Atëbotë raportoja për gazetën “Epoka e re”.

Në krahun tim të majtë Dauti, ngat tij prokurori i UNMIK-ut, afrikani Kamaduni Niasulu dhe kryetari i trupit gjykues, francezi Maurice de Thevenard.

Derisa flisja për daljen në skenë të UÇK-së në Llaushë, Dautit i tërhoqa vërejtjen:

– Shihe këtë tipin, prokurorin me parukë në dosjen e lëndës e paska gazetën “Epoka e re”…

Gjatë një ‘intermezo’ në sallën e gjykimit Rexhep Selimi merret ngryk me Daut Haradinajn. Anterfilenë e raportit e titulloj “Përshëndetja e dy gjeneralëve në gjykatore”.

Tre protagonistët e lavdisë në Llaushë përjetuan fortunat… Mujë Krasniqi i njohur si Komandant Kapuçi bie në altarin e lirisë më 14 dhjetor 1998, Daut Haradinaj u pëballë me procesin e tij gjyqësor më 2002. Ndërkaq, bashkëluftëtari i tyre Rexhep Selimi mbahet në burgun e Scheveningenit në Hagë, i akuzuar në Gjykatën Speciale – për krime të luftës.