75 Mall Live Search
12:26 / E Martë, 12 Qershor 2018 / indeksADMonline

Rrëfimi i komandantit të batalionit të parë britanik që u fut në Kosovë në 1999-ën (Video)

Lejtnant kolonel Edward Melotte, ka kujtuar 12 qershorin e vitit 1999 kur trupat e NATO-s hynë në Kosovë.

Atëkohë, ai ishte komandant i batalionit të parë të irlandezëve që u futën nga kufiri maqedon për në Kosovë, transmeton Indeksonline.

Përmes një videoje, për nder të Ditës së Çlirimit, Melotte ka rrëfyer për momentin kur njerëzit u hedhnin lule nga gëzimi.

“Nga Kaçaniku ne nisëm të shpërndaheshim një pjesë në aeroport e të tjerë në Prishtinë. Rusët kishin arritur nga Bosnja në Serbi me qëllimin për të marrë aeroportin para NATO-s. Kështu që ne u kthyem dhe qëndruam në jug të aeroportit. Dita e parë ishte e jashtëzakonshme. Teksa kalonim nëpër fshatra, shihnim njerëz që dilnin nga shtëpitë, shikonin me huti, ngazëllimi dhe gëzimi që ndjenin që po na shihnin neve…na hedhnin lule mbi automjete”, shprehet Melotte në një video të publikuar nga Ambasada e Britanisë në Kosovë, transmeton Indeksonline.

Edhe pas 19 viteve, Melotte thotë se Kosova e Britania vazhdojnë të mbeten vende mike me marrëdhënie bilaterale.

“Ishte privilegj që isha atje në 1999-ën dhe është privilegj që jam këtu sot”, thotë Melotte./Indeksonline/