13:48 / E Enjte, 13 Korrik 2023 / LB

Rrëfimi tronditës i yllit anglez: Kur mbusha 8 vite jetë, fillova të shes drogë

Futbollisti Dele Alli ka zbuluar se është abuzuar seksualisht në moshën 6-vjeçare.

Alli, 27 vjeç, tha për kanalin e Gary Neville në YouTube, The Overlap, tha se është ngacmuar seksualisht nga shoqja e mamasë së tij.

“Në moshën gjashtë vjeç jam ngacmuar nga shoqja e mamasë sime, e cila ishte shumë kohë në shtëpi me ne. Mamaja ime ishte një alkoolike”, tha ai.

Futbollisti, i cili u kthye te Everton në prill, foli për fëmijërinë e tij të vështirë që e shtyu atë të shkonte në një institucion rehabilitimi në SHBA.

“Më dërguan në Afrikë për t’u disiplinuar dhe më pas më kthyen. Në moshën shtatë vjeç fillova të pi duhan dhe më pas kur isha 8-vjeç fillova të shisja drogë. Një person i moshuar më tha se nuk do ta ndalonin një fëmijë me biçikletë që shpërndante drogë, kështu që unë do të vijoja stërvitjen dhe poshtë biçikletës time që shkoja në stërvitje kisha drogë”, tha futbollisti.