75 Mall Live Search
08:30 / E Hënë, 01 Qershor 2026 / G T

Rregulli i ri, futbollisti priti disa minuta për t’u futur në lojë shkaku i bashkëlojtarit të tij!

Në ndeshjen miqësore mes Islandës dhe Japonisë u aplikua rregulli më i ri i futbollit, e që do të jetë i pranishëm në Kupën e Botës 2026.

Futbollisti i Islandës, Hlynsson u vonua më shumë se dhjetë sekonda për t’u larguar nga fusha, shkruan Indeksonline

Kjo bëri që, bashkëlojtari i tij që po bëhej gati për t’u futur në lojë – të priste më shumë se një minut për t’u inkuadruar.

Ky rregull ka për qëllim mos vonesën e lojës gjatë zëvendësimeve, në të kundërtën skuadra mbetet me një lojtar më pak për më shumë se një minut.

Kujtojmë se Kupa e Botës fillon nga data 11 qershor dhe përfundon, më 19 korrik./Indeksonline/