09:27 / E Martë, 19 Dhjetor 2023 / L K

Rrëmbehet në Brazil ish-futbollisti i Valencias, detyrohej të bëj një video për gruan e tij

Ish-futbollisti i Valencias, Marcelinho Carioca është rrëmbyer në Brazil.

Ish-futbollisti brazilian u rrëmbye dhe u detyrua të regjistronte një video në të cilën raportonte se mbahej nga bashkëshorti i gruas me të cilën kishte lidhje.

Rrëmbyesit e tij i mbajtën një armë në kokë dhe e detyruan t’u transferonte para atyre në xhirollogarinë e tyre.

Pesë persona u arrestuan të akuzuar për zhvatje nëpërmjet rrëmbimit.

Ish-futbollisti raportoi se tre persona iu afruan atij herët në mëngjes të së shtunës në pjesën lindore të qytetit të São Paulo duke e goditur pas koke me një mjet të fortë.

“Më goditën me të pasme në kokë dhe kur hipa në makinë më vendosën një kapuç dhe nuk pashë më asgjë”, deklaroi ai./Indeksonline/