19:32 / E Premte, 26 Tetor 2018 / indeksADMonline

Rrëzimi i vinçit në Han të Elezit, flet Pal Lekaj

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj është deklaruar së fundi rreth rrëshqitjes së një vinçi në hapësirat punuese të autostradës “Arbën Xhaferi”, më konkretisht në segmentin e fundit të pjesës së urës.

Lekaj, për “Indeksonline” ka thënë se si pasojë e kësaj ngjarje kanë pësuar lëndime trupore tre punëtorë të Bechtel Enkas. Sipas tij, të njëjtit pas tretmanit mjekësorë janë liruar për në shtëpi.

Më tutje, Lekaj thotë se kanë qenë të detyruar që  rrugën nacionale N2, që lidh Kaçanikun me Hanin e Elezit dhe pikën Kufitare me Maqedoninë, ta bllokojnë për një periudhë kohore prej 2-3 orëve.

“Pas informatave që i kam marr kom ra në kontakt meniherë me drejtorin e Projektit dhe me drejtorin e Infrastrukturës, Ramë Qupella dhe si pas informatave që i posedojmë tani ka rrëshqit një vinç që do të thotë janë lënduar tre punonjës jo me lëndime të rënda dhe kanë marr ndihmën e parë dhe janë lëshuar për në shtëpi. Mirëpo si pasojë e rrëshqitjes së vinçit ne duhet ta ndërprejmë rrugën në atë ngjarje në atë vend ku ka ndodhur ngjarja në drejtim të Hanit të Elezit për 2-3 orë”, ka deklaruar Lekaj.

Ndërkohë, Indeksonline po raporton gjatë gjithë kohës për këtë incident, i cili ka ndodhur pak më herët në vendin e quajtur “Uji i thartë” në Han të Elezit./Indeksonline/