16:08 / E Diele, 04 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Rritet çmimi në hyrje të stacionit të autobusëve në Prishtinë (Foto)

Stacioni i autobusëve të Prishtinës ka vendosur një tarifë hyrëse për qytetarët në stacion prej 10 centëve qysh nga shtatori i vitit 2017.

Por, siç duket kjo tarifë është rritur për disa herë.

Në një foto të dërguar në Indeksonline nga një qytetar, shihet se çmimi për hyrje në plato të stacionit të autobusëve prej 10 centëve është rritur në 50 cent ditëve të fundit.

Ende nuk ka ndonjë deklaratë zyrtare nga udhëheqësit e stacionit, por qytetarët thonë se zbatimi i kësaj tarife ka filluar tashmë./Indeksonline/