12:15 / E Mërkurë, 09 Janar 2019 / indeksADMonline

Rritet numri i aksidenteve, sapo ndodhi përplasje mes katër veturave në Gjakovë

Me reshjet e dendura të borës, rreziku për aksidente në trafik është shtuar dukshëm, pavarësisht apelit të policisë për kujdes të shtuar.

Para disa minutash në qytetin e Gjakovës, u regjistrua aksidenti i radhës, shkruan Indeksonline.

Lexues të portalit kanë dërguar pamje të një aksidenti mes katër veturave që ndodhi afër një pompe derivatesh.

Raportohet se nga përplasja e veturave kanë mbetur të lënduar katër persona. /Indeksonline/