09:23 / E Diele, 14 Tetor 2018 / indeksADMonline

Rritet numri i personave të mitur të përfshirë në vepra të rënda penale

Veprat e rënda penale, kohën e fundit dukshëm janë shtuar edhe nga moshat e mitura.

Si rast, i cili tronditi gjithë vendin ishte rasti i vrasjës së Aulon Zekës në Prishtinë, i cili ndodhi vitin e kaluar. Për këtë rast, ditë më parë Gjykata Themelore në Prishtinë shpalli fajtor tre të mitur për vrasjen e tij.

Për vrasjen e Zekës, G.H., u dënua me burgim prej nëntë vite e gjashtë muaj, e mitura R.G., me tri vite, ndërsa i mituri L.Ll., iu shqiptua dënim prej një vit e gjashtë muaj. Një vrasje tjetër ndodhi në prill të këtij viti, derisa një 17 vjeçar goditi me thikë për vdekje një bashkëmoshatar. Kështu, në Qendrën Korrektuese në Lipjan numri i të miturve është 44, ndërkohë që vetëm gjatë 2018, numri i tyre është rritur dukshëm.

“Në Qendren Korrektuese në Lipjan, numri i përgjithshëm është 44 . Prej tyre, 20 janë të mitur të paraburgosur meshkuj, 7 të mitur të dënuar meshkuj, 1 e dënuar e mitur femër, 15 të mitur me Masë Edukative Korrektuese meshkuj”, ka treguar për Indeksonline, Jeton Kabashi – zyrtari i lartë për komunikim me publikun nga SHKK.

Më e inkrimunar në vepra penale, del të jetë dukshëm gjinia mashkullore edhe tek mosha e mitur.

Nga ana e tij, Kabashi, poashtu tregon se vetëm gjatë vitit 2018, në Qendra Korrektuese janë pranuar 78 të mitur.

“Gjatë vitit 2018 janë pranuar: 78 të mitur, prej tyre, 74 të mitur të paraburgosur meshkuj, 2 të mitur Me Masë Edukative Korrektuese, meshkuj 1 i mitur i dënuar mashkull, 1 e mitur me Masë Edukative Korrektuese femër. ”, ka treguar tutje ai.

Ndërkohë që sipas statistika të policisë së Kosovës, sulmet nga ana e personave të mitur kanë shënuar dukshëm rritje./Indeksonline/