75 Mall Live Search
11:34 / E Diele, 25 Mars 2018 / indeksADMonline

Rritet vlera e Elseid Hysajt, futbollisti shqiptar kushton 68 milionë euro (Foto) 

Sipas një studimit të fundit të kryer nga CIES, vlera e futbollistit shqiptar shkon deri në 68 milionë euro. 

Elseid Hysaj vazhdon me formën fantastike te skuadra e Napolit dhe te Kombëtarja e Shqipërisë. Andaj ai ka pasur rritje të madhe në vlerën e tij, shkruan IndeksOnline. 

Hysaj tani kushton plotë 68 milionë euro, 3 milionë më shumë se mbrojtësi i Arsenalit, Hector Bellerin. 

Të interesuara për futbollistin shqiptar janë shumë klube. Madje, presidenti i Napolit, De Laurentiis para disa dite kishte thënë se 50 milionë për Hysajn janë të mjaftueshme. 

“Unë kam thënë që 50 milionë euro janë të mjaftueshme për lojtarin. Kush ofron këtë shifër, e merr Hysajn”. 

Mbetët të shihet se a do t’i bëjë ballë ofertave për Hysajn skuadra e Napolit. Shqiptari gjatë mini-afatit dimëror është kërkuar me ngulm nga skuadra e Manchester Unitedit./IndeksOnline/