Rrjedhja e të dhënave zbulon, “Tesla” fshehu mijëra aksidente me autopilot
Një rrjedhje të dhënash zbulon se kompania e makinave elektrike e Elon Muskut, “Tesla”, fshehu më shumë se 1,000 incidente, disa prej të cilave fatale, të lidhura me sistemin autopilot të automjeteve.
Sistemi i asistencës së shoferit përdor inteligjencën artificiale, e cila, megjithatë, sipas më shumë se 2400 ankesave të klientëve, ndonjëherë mund të frenojë ose përshpejtojë spontanisht pa asnjë arsye.
Pasojat e këtyre gjykimeve të gabuara të inteligjencës artificiale mund të jenë fatale si për shoferët, ashtu edhe për palët e treta të papërfshira.
Një rast, siç raportohet nga SRF-ja, përfshin 22-vjeçaren Naibel Benavides, e cila vdiq pasi makina e partnerit të saj u godit nga një “Tesla”, që vepronte në modalitetin autopilot./Indeksonline/

