13:46 / E Shtunë, 10 Gusht 2019 / indeksADMonline

Rrokulliset kamioni në autostradën ‘Arbër Xhaferi’

Një vetaksident ka ndodhur në autostradën ‘Arbër Xhaferi’.

Siç mëson Indeksonline,  një kamion është rrokullisur në këtë autostradë, transmeton Indeksonline.

Në këto pamje të dërguara nga një lexues në redaksinë Indeksonline, shihet  kamioni i rrokullisur, gjersa zyrtarët policor janë në vend të ngjarjes dhe po merren me rastin.

Ndryshe, këto ditë aksidentet janë shtuar dukshëm, ku vetëm të enjtën e kësaj jave, brenda një dite numri i aksidenteve ishte 115.

“Ju njoftojë se sot me dt.10.08.2019 rreth orës 13:20,nw autostradën “Arbën Xhaferi” në dalje te autostradës për në fsh.Bibaj ,Ferizaj, ka ndodh një aksident trafiku ku një kamioni është rrokullisur dhe është përplasur ne rrethojat e rrugës. Si pasojë e kësaj rrethojat metalike kanë goditur një veturë e cila është dëmtuar. Shoferi i kamionit është i lënduar dhe është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë zyrtari për informim në polici, Bajram Krasniqi.

Apeli i Policisë për pjesëmarrësit në trafik është respektimi i rregullave për të zvogëluar numrin e aksidenteve./Indeksonline/